Autoren-Bilder

Autor von ËNDRRAT

7 Werke 10 Mitglieder 8 Rezensionen

Werke von

Getagged

Wissenswertes

Für diesen Autor liegen noch keine Einträge mit "Wissenswertem" vor. Sie können helfen.

Mitglieder

Rezensionen

Ky vëllim, një ndër dokumentet kyç tashmë pjesë e kulturës bashkëkohore, është rrjedhojë e studimeve njëzet vjeçare jungiane në fushën e psikologjisë praktike. Në kërkim të specifikave të karakterit që e adresojnë marrëdhënien e individit me botën, Jung - u i shtriu hulumtimet e tij në kohë dhe në hapësirë, duke i kthyer sytë nga historia, filozofia, estetika, letërsia, si dhe nga psikopatologjia, duke arritur të kryejë këtë sistemim të qenësishëm të dy sjelljeve të skajshme karakteristike për çdo mekanizëm psikik të veçantë dhe kolektiv: introversioni dhe ekstroversioni.

Reflektimi i Jung - ut është një reflektim i mprehtë dhe i plotë mbi problematikën e dualitetit njerëzor, një analizë e hollësishme dhe e përpiktë e dialektikës së përhershme mes prirjeve tona të kundërta...
… (mehr)
 
Gekennzeichnet
BibliotekaFeniks | 1 weitere Rezension | Dec 13, 2023 |
Karl Jung besonte se ëndrrat përdorin gjuhën e simboleve. Ai këmbëngulte se një ëndërr shpreh kujtime të pandërgjegjshme të grumbulluara dhe instikte krejt njerëzore. Këto janë ide bazë që përbëjnë në vetvete simbole të rëndësishme. Në këto simbole përfshihen heroi, përbindëshi, nëna, babai, sakrifica. Ëndrrat gjithashtu paraqesin mënyrën më të mirë drejt vetëaktualizimit. Terapia e Jungut në fakt përqëndrohet mjaft te ëndrrat dhe fantazitë dhe është një nga më të rëndësishme e epokës moderne.


Arti dhe mitologjia në shpjegimin e ëndrrave


Karl Gustav Jung, psikiatër zviceran dhe themelues i psikologjisë analitike, nuk ishte i pari që studioi ëndrrat, por ishte ai që kontribuoi më shumë për analizën e hollësishme të tyre. Përafrimi i tij me psikologjinë humane ishte unik në atë fushë ku zëvendësoi vendosjen e theksin kryesor në kuptimin e psikikës humane me anë të eksplorimit të botës së ëndrrave, artit mitologjisë, fesë dhe filozofisë. Edhe pse ai ishte një psikolog teorik dhe psikiatër praktik, shumë prej kontributeve të tij bazohen në disiplionat humane, që nga feja krahasuese dhe filozofia, arti e kritika e letërsisë.
… (mehr)
 
Gekennzeichnet
BibliotekaFeniks | 1 weitere Rezension | May 15, 2022 |
Aspekte të Femërores ofron një gamë artikujsh dhe ekstraktesh nga shkrimet e Jungut mbi martesën, Erosin, nënën, vajzën dhe konceptin anima/animus, i cili është qendror në teorinë e tij të strukturës së personalitetit.
 
Gekennzeichnet
BibliotekaFeniks | Dec 27, 2021 |
Objektivi i këtij libri të vogël është që të interpretojë pothuajse të gjithë punën shumëvjeçare të autorit, i cili i ka kushtuar qindra faqe shkrime lidershipit. Këtu, autori na sjell shumë shkurtimisht dhe sa më lehtë që është e mundur, gjithçka që duhet të dimë rreth lidershipit. Çfarë është lidershipi dhe cili është funksioni që përmbush? Si duhen motivuar punëtorët? Çka quajmë lidership të keq, të bazuar në devijime, kushtëzues-formues, dhe transformues?… (mehr)
 
Gekennzeichnet
BibliotekaFeniks | Dec 19, 2021 |

Statistikseite

Werke
7
Mitglieder
10
Beliebtheit
#908,816
Rezensionen
8
ISBNs
4